Menu Mbylle

AKOMODIMI

27 dhoma nga të cilat 3 junior-suita, 4 dhoma 3-she dhe 19 dhoma 2-she me shtrat matrimonial ose twin bed. Restoranti “Fjolla” dhe bari “Luleborë” në ambientet e brendeshme të hotelit ju bëjnë të kaloni një kohë mes të djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes në një ndërthurje mes drurit, gurit dhe hekurit. Një shkrirje mes hapësirave dhe intimitetit ju bën të kaloni nga netët e ngrohta të dimrit pranë oxhakut te zjarrte, ushqimit të shijshëm dhe tingujve te ëmbël në pishinën e brendshme “Mrizi I zanave” ku mund te shtriheni me mantelin e bardhë të tualetit në shezlongjet e drunjta, të kundroni  flokët e dëborës dhe ta ndjeni se jeta është e bukur. Në netët  e gjata kur gjethet bien dhe piklat e shiut trokasin mbi dritaret  ju mund të kënaqeni me njëri –tjetrin në qendrën e kreacionit “Vallja e yjeve” dhe të shihni filma në kinemanë e ëndrrave tuaja. Drejtohuni që të shikoni informacionet për dhomën & llojit të akomodimit të preferuar:

Duke klikuar ketu, mund të shikoni të gjithë dhomat sipas numrave!

Komoditete të resortit

  • Parkim i hapur me shërbim sigurie
  • Recepsion
  • Bar/lobby
  • Bar ne verandë
  • Restorant
  • Restorant në verandë
  • Dhomë konferencash
  • Ambjente të hapura për takime pune
  • Pishinë e mbyllur
  • Sauna
  • Fitness
  • Kënd lojrash për fëmijë
  • Business-corner
  • Internet-corner
  • Telefon
  • Fotokopje/skaner
  • Qendër kreacioni/kinema
  • Mini-bibliotekë
  • Ngrohje qendrore
  • Koncionimi i ajrit (Ujë i ftohtë-ventilim i freskët)
  • Ambjente ku nuk pihet duhan
  • Sistem kundër zjarrit-MKZ
  • Sistem alarmi kundër tymit
  • Mundësi hyrje me karrocë për invalidë deri në bar/restorant
  • Tavolinë informacioni turistik
  • Shezlongje ne pishinë
  • Shezlongje në verandë
  • Dushe në pishinë
   

Komodite të dhomave

  • Të gjitha dhomat me ngrohje qendrore
  • Në të gjitha dhomat nuk pihet duhan
  • Dyshemeja e veshur me parket dërrase
  • Kartë elektronike për dritat
  • Tv-hd
  • Kanal video ne tv
  • Minibar
  • Telefon i lidhur me recepsionin
  • Sistem alarmi kundër zjarrit
  • Tharëse flokësh
  • Dush/vaskë
  • Mantele tualeti dhe pantofla
  • Sapun dhe shampo
  • Ballkon/tarracë në disa dhoma
  • Pamje panoramike
  • Kartë “Mos më shqetëso”

Internet- corner, business-corner , biblioteka, ambientet e konceptuara për seminare ose takime pune, ambiente ku nuk pihet duhan,restoranti dhe bari I hapur, këndi i lojrave për fëmijë, portat e futbollit për të rritur dhe fëmijë do  t’ju shlodhin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të ripërtërirë

 
Tarifat

ÇMIMET JANË PËR DHOMË ME MËNGJES TË PËRFSHIRË

DHOMË TEKE-SINGLE 60€
DHOMË 2-SHE-DOUBLE 80€
DHOMË 2-SHE ME BALLKON 90€
JUNIOR SUITE 100€
JUNIOR SUITE E BUKURA E DHEUT 110€
SHTRAT I 3-të në dhomë/mbi 12 vjeç 30€
SHTRAT I 3-të në dhomë/nën 12 vjeç 20€
FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit/shtrat bebe 0- 2 vjeç 0€
FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit/shtrat bebe 3- 6 vjeç 10€
DHOMË 2-SHE/Shtretër të ndarë për 2 fëmijë deri në 12 vjeç 60€
Shërbim në restorant sipas dëshirës A LA CARTE
Përdorimi i pishinës së mbyllur “Mrizi i Zanave” PA PAGESË
Përdorimi i Saunës (1 seancë) 7€/ për person
Mbrëmja e Shtregullave 5€/ për person
Mbrëmja e Shtregullave 3€/ për fëmijë
Parking i hapur me siguri PA PAGESË
Internet në të gjithë hapësirat e resortit PA PAGESË
Taksa e komunës E PËRFSHIRË NË ÇMIM