Përshkrimi
Po Hapen Qiejt… dhe e Ndjej Trokun n’Ajri. Pema është Zbukuruar dhe Mendime t’bukra Mbështjellin Dhuratat. Është koha për Festa! Më shih në sy… Cakrrama Gotën! Gëzuar!
- Pija e Mirëseardhjes: Një Kokteil në Natyral Razma Resort
- Akomodimi në dhomë në Atmosferë Feste
- Mëngjeset e Festës
- Për fëmijët: “Po vjen Babagjyshi me Dhurata”! 31 Dhjetor, ora 18:00. Përpara resortit, në verandën “Hija e Maleve”. Babagjyshi vjen nga Bota e Përrallave, takon fëmijët dhe shpërndan dhurata.
- 31 Dhjetor, ora 21:00: Darka e Festës me muzikë DJ dhe atmosferë festive. Një menu festive, ëmbëlsira e Vitit të Ri, spumante, fruta të thata dhe të freskëta. Menu festive për fëmijët deri në 12 vjeç.
- Ora 24:00: Mes fishekzjarresh, të ngremë dolli e të urojmë për një vit edhe më të mirë!
- Çdo ditë: argëtim, not dhe sauna në Pishinën e Mbyllur “Mrizi i Zanave”, me tinguj çlodhës e festivë. Lojëra për të rritur e fëmijë, brenda dhe jashtë resortit: futboll, volejboll, shah, domino, lojëra shenjestre, raketa dhe më shumë. Check-in në orën 14:00 / Check-out deri në orën 11:00.
















