PAKETAT TONA
PAKETA & OFERTA
PAKETAT
RESORTI YNE OFRON NJË GAMË TË GJERË PAKETASH DHE OFERTASH PËR TË GJITHË. NGA PUSHIMET FAMILJARE TE PUSHIMET ROMANTIKE, NE KEMI GJITHÇKA.

Paketat Festive
Është koha për festa

TË DUA!
Festoni Dashurinë në resortin tonë me një darkë romantike për dy. Shijoni një vakt të shijshëm me 3 pjata, e ndjekur nga një shëtitje romantike nën yjet. Rezervoni sot dhe surprizoni partnerin tuaj me një darkë për të kujtuar.
Jo në dispozicion
Paketa e Krishtlindjeve
Festoni Krishtlindjet në resortin tonë me një festë festive dhe aktivitete për të gjithë familjen. Shijoni një darkë tradicionale të Krishtlindjeve me të gjitha përbërësit, e ndjekur nga një vizitë e Babagjyshit dhe një dhuratë e veçantë për çdo fëmijë.
Jo në dispozicion
Paketa e Vitit të Ri
Përshëndetni Vitin e Ri në resortin tonë me një darkë spektakolare dhe festim. Shijoni një vakt gourmet, muzikë live dhe kërcim, e ndjekur nga një dolli shampanje në mesnatë për të përshëndetur Vitin e Ri me stil. Rezervoni sot dhe filloni vitin si duhet!
Jo në dispozicionPaketat e Lumturisë

E BUKRA E DHEUT
Zbuloni Pushimin Romantik Perfekt me "E BUKRA E DHEUT" Jeni duke kërkuar një përvojë të paharrueshme për ju dhe të dashurin tuaj? Paketa jonë "E BUKRA E DHEUT" ofron përzierjen ideale të romancës, relaksimit dhe luksit, duke e bërë perfekt për përvjetorë, ditëlindje ose thjesht një shpëtim të veçantë.
SHIKO MË SHUMË
SHTOJZOVALLET
Vajzat, Shoqet, Nënat, Motrat, Kushurirat, Gjyshet: Që Duan të Dalin së Bashku! Të Qeshin, të Gëzojnë, të Çmallen, të Vrapojnë, të Notojnë, të Kërcejnë, të Ndjejnë Shijen e Jetës!
SHIKO MË SHUMËPaketat e Stinëve

JAVA E BJESHKËVE
Një paketë vere në mal për pushuesit që duan të largohen nga nxehtësia, të rifreskohen në ajër të pastër alpine dhe të shijojnë një qëndrim të plotë dhe të gjitha përfshirë.
SHIKO MË SHUMË
SHIJA E VERËS
Do ta marr Dhè-në, Ajrin, Ujin, Zjarrin në një Shportë. Dhe Shportën do ta Ruaj në një Mal. Dhe Malit do t'i pëshpëris një Fjalë: Sekret. Dhe Shportës do t'i Them Dy Fjalë: Shija e Verës!
Jo në dispozicion
SHIJA E PRANVERËS
Marr një biçikletë përdore, e ngas pandalë, e shkoj aty ku rreh zemra… në Male! Një paketë që feston erën e pranverës me shëtitje, gjellë, rehati dhe natyrë të gjallë.
Jo në dispozicion
JAVA E BLERTË
Duam të Pushojmë, por edhe të bëjmë Sport! Të Udhëtojmë Afër dhe Larg, t’i Ngjitemi Majave, por të Zbulojmë dhe Shpellat nga ku Buron Uji i Maleve…
Jo në dispozicion
SHIJA E DIMRIT
Mami, të lutem nuk më zë gjumi. Më trego një përrallë...Na ishte një herë një mbret, që kishte një çupëzë të vetme. Kur vajza u rrit dhe erdh e u bë për martesë, mbreti po shihte ta jepte në ndonjë derë të mire, por vajza s’dëgjonte të martohej…Bjen dëborë, por dhe nuk bjen, kërcet dhe zjarri, fërgëllon ajri, njerëzit gëzohen dhe mbrëmjeve vonë fëmijët i zë gjumi duke dëgjuar përralla… Sa i bukur është dimri!
Jo në dispozicion
JAVA E NGJYRAVE
Të përfshirë mes thellimit të ajrit fërgëllues… të lagur nga shiu që lëshohet papritmas… të mbështjellë nga mjegulla që bie si tis i bardhë… të ngrohur nga dielli që shkrep majave… të harruar mes ngjyrash… me një aparat fotografik në dorë… ecim dhe ndjejmë! Mes Alpesh fotografojmë shprehjen e stinës!
SHIKO MË SHUMË
SHIJA E VJESHTËS
Të zjarrta, të zbehta, të errëta, të verdha, të vogla, të njoma, të thata, të ndryshme… shkëputen ngadalë… me mall… nga degëzat. Dhe qielli, toka dhe pullazet kapërthehen të gjitha në një lojë të madhe… në lojën e ngjyrave! Dhe vijnë kërpudhat, gështenjat, lajthitë, arrat… zjarri i ngrohtë… dhe njerëzit dalin së bashku… e ndjejnë sa e bukur është vjeshta!
SHIKO MË SHUMËPaketat e Kënaqësisë

VERË E BUKUR
Një Vere të Bukur ia marr Kënaqësinë. Ndërthur Detin dhe Malin. Ajër, Diell i Ngrohtë, Hije…
Jo në dispozicion
PRANVERË E BUKUR
Bar i blert’, sytha n’shperthim, diell i ngroht’, re t’bardha, njerëz t’gëzuar, fëmijë t’kapur përdore, vajza që kercejnë me shamia, lule te sapoçiluna, zogj qe cicërijn’ pas 1 dimrit t’acart’ dhe t’tane s’bashku falenderojmë Zotin dhe i Përulemi Bukurisë së Tij.
Jo në dispozicion
VJESHTË E BUKUR
Diell, ajër dhe kafe në verandë. Kokteje të stinës, ngjyra të ndezura dhe shëtitje në pyll. Mbrëmje me yje, gështenja të pjekura, zjarr në vatër, not në pishinën e mbyllur, lojëra me top në fushë dhe ngrënie të këndshme. … Vjeshtë e Bukur në Natyral Razma Resort!
SHIKO MË SHUMËPaketat e Takimeve
Mes alpeve flokëbardhë dhe mjekër gjelbër

TAKIM PUNE NË ATMOSFERË KRIJUESE!
Koncept Unik i Organizimeve në Zemër të Alpeve Shqiptare. Punë, Rigjallërim, Krijim!
Jo në dispozicion













