Natyral Razma Resort
Gallery image

SHIJA E DIMRIT

Mami, të lutem nuk më zë gjumi. Më trego një përrallë.

“Na ishte një herë një mbret, që kishte një çupëzë të vetme. Kur vajza u rrit dhe erdh e u bë për martesë, mbreti po shihte ta jepte në ndonjë derë të mirë, por vajza s’dëgjonte të martohej…”

Bjen dëborë, por dhe nuk bjen, kërcet dhe zjarri, fërgëllon ajri, njerëzit gëzohen dhe mbrëmjeve vonë fëmijët i zë gjumi duke dëgjuar përralla… Sa i bukur është dimri!

Flower
packages.tasteOfWinter.altText.landscape

Detajet e Paketës

1 Natë / 2 Ditë ose 2 Netë / 3 Ditë

  • Pija e Mirëseardhjes: Një Çaj i Nxehtë Mali në Barin "Luleborë"
  • Akomodimi në dhomë në 2-she.
  • Darka e Dimrit: 1 darkë me 3 pjata menu të shërbyera në Restorantin "Fjolla"
  • Mëngjeset e Dimrit
  • Pas orës 22:00: Një Festë me Zjarr Bubulak në Verandën e Resortit "Hija e Maleve", Verë të Nxehtë, Fruta të thata
  • Pishinë & Not & Sauna në Pishinën e Mbyllur "Mrizi i Zanave"
  • Lojra Tavoline, Shah, Tavëll, Letra me njëri-tjetrin në Ambjentet e Resortit
  • Idea e konceptit dhe ndërtimit të paketës: Aida Bala Kastrati / Realizimi: Stafi i Natyral Razma Resort

E VLEFSHME NGA: 05 JANAR – 30 MARS

1 Natë / 2 Ditë (Të Shtunave): 6400 LEK për PERSON / GJITHÇKA E PËRFSHIRË SI MËSIPËR

2 Netë / 3 Ditë (E Premte – E Shtunë): 9900 LEK për PERSON / GJITHÇKA E PËRFSHIRË SI MËSIPËR

packages.contactBtn