Menu Mbylle

1 Javë në Razëm (+50 gjërat që mund të bëni)

A e dini që në vendet e zhvilluara prej dekadash, minimalisht 1 jave në vit pushime në zonat malore e konsiderojnë të domosdoshme për një shëndet të mirë? Kjo gjë po ndryshon edhe në Shqipëri dhe kemi shumë kërkesa për qëndrime 1 javë apo edhe 15 ditë në Razëm. Por çfarë mund të bëni një javë në Razëm? Më poshtë kemi listuar plot 50 sugjerime: 

1. Shëtitje në pyjet e dendura të ahut dhe pishave.

2. Eksploroni Shpellën e Pëllumbave.

3. Vizitoni Fushën e Zezë. (këmbë, biçikleta apo fuoristradë)

4. Merr një biçikletë tek Natyral Razma Resort dhe shëtit nëpër Razëm. 

5. Vizito Vermoshin

6. Not në pishinën e mbyllur “Mrizi i Zanave”

7. Sauna

8. Shiko një film në qendrën e Kreacionit “Vallja e Yjeve”

9. Bird Watching.

10. Vrojto qiellin natën

11. Një Shëtitje në Natyrë duke mbledh mana toke/lule, dredhëza, manaferra

12. Eksploroni Shpellën e Dhenve

13. Merr një pije mirëseardhje (lëng thane, shege, trëndafili të egër, boronice etj)

14. Rrezitu në shezllonet e drunjta

15. Në stinën e dimrit merrni tek Natyral Razma Resort pajisjet e dëborës dhe mund të bëni ski në Fushën e Zezë ose në Lëndinën e Razmës

16. Në stinën e dimrit me motorr bore mund të shëtisni në lëndinën e Razmës

17. Vizito Thethin

18. Ngjit malin e Veleçikut

19. Luaj në fushën përpara resortit (futboll, volejball apo çdo lloj sporti tjetër që është pjesë e nostalgjisë tënde)

20. Zbulo historitë dhe legjendat e zonës.

21. Merr një libër në bibliotekën tonë dhe lexojeni në qendrën e Kreacionit “Vallja e Yjeve” ose në verandën “Lulet e Verës” ose “Hija e Maleve”

22. Eksploroni Shpellën e Erës

23. Zhvillo një piknik në natyrë

24. Çdo të shtunë zhvillohet “Mbrëmja e Shtregullave” (Festë me zjarr, verë të nxehtë dhe fruta)

25. Evente dhe/ose muzikë në data të përcaktuara

26. Zhvillo një udhëtim drejt pyllit të lajthive

27. Lojra tavoline si tavull, shah, letra etj

28. Vizito Shpellën e Shtogut

29. Vizito burimin & Ujëvarën e Luizit

20. Shijo ushqime të zonës.

31. Medito në natyrë

32. Eksploroni Shpellën e Llesh Marashit

33. Udhëto drejt Floçkës deri tek ballkoni i Ketrit.

34. Eksploroni Florën e zonës.

35. Shijo kokteilet ose çajin e malit

36. Mblidh një tufë me lule, livando etj thaji dhe merri me vete.

37. Zgjohuni shumë herët në mëngjes dhe shijoni lindjen e diellit nën cicërimat e zogjve.

38. Climbing

39. Trekking

40. Hiking

41. Vizitoni vilat e Razmës

42. Eksploroni Shpellën e Lugsit

43. Shëtisni me motorr

44. Merr një aparat fotografik për të filmuar momentet më të bukura.

45. Ngjitu në shkallet e “pafundme”

46. Merr një motorr me 4 rrota dhe shëtit nëpër zonat pranë Razmës.

47. Bëj një shëtitje me gomar

48. Nëse je artist, poet, muzikant, piktor, atëherë merrni me vete pajisjet pasi do të pikturosh, shkruash apo të krijosh.

49. Ngjitu tek Floçka, hip në shilarëse dhe zhytu në nostalgji ndër vite.

50. Bëj setin fotografik të dasmës apo një album për dëshirën tuaj.

51. Kanoe në lumin Cem

Postime të Afërt