Menu Mbylle

Turet me biçikleta për Amatorë dhe Profesionistë në Alpet e Shqipërisë

Tur me biçikleta nëpër Alpet e Shqipërisë! Sa bukur tingëllon! Mbase kjo eksperiencë të ka munguar apo është ajo që ti po kërkon që të shtosh në jetën tënde. Në shekullin e XIX Mark Twain citonte: “Merr një biçikletë. Me siguri nuk do të pendoheni, nëse ti jeton!”. Prandaj të marrësh një biçikletë dhe të fillosh të eksplorosh natyrën, zogjtë, pemët, pyjet, malet, bimët dhe çdo gjë tjetër që të kap syri në horizont në të gjithë zonën e Alpeve është pikërisht ajo që të kërkon trupi, mendja dhe shpirti yt. A është e mundur kjo? Patjetër që po. Ku mund ta merrni biçikletën? Natyral Razma Resort ofron shëtitje biçikleta falas për çdo vizitor që akomodohet në hotel për të gjitha moshat (Madje në dimër ne ofrojmë dhe pajisjet e skive falas. Ndërsa motorri i borës është me pagesë). Përveç biçikletave, ne ofrojmë edhe Guidat elektronike të cilat do t`iu shërbejnë në secilin prej tureve që përzgjidhni. Por le të lexojmë më shumë se çfarë sugjeron stafi i Natyral Razma Resort për turet e biçikletave.

Ne i kemi klasifikuar turet ne tre grupe, duke i renditur sipas nivelit të vështirësisë.

– Turi i amatoreve. Ky është një tur që sugjerohet për të gjitha grupmoshat dhe mund të kryhet edhe me biçikleta jo profesionale. Lëvizja është e vështirësisë minimale. Keni rreth 5 km rrugë maksimale dhe mund të eksploroni zonat kryesore në Razëm. Rruga është e asfaltuar dhe lëvizja është e thjeshtë. Për këtë vjen në ndihmë Guida elektronike Eksploro Razmën, të cilën e gjeni duke klikuar këtu. (gjithsesi ne ju sugjerojmë që përpara se të merrni vendimin se cilin tur do të përzgjidhni, pyesni stafin tonë)

– Turi mesatar. Destinacionet si Krenashdoli, Fusha e Zezë, Razma e Poshtme (stanet) konsiderohen të nivelit mesatar, për shkak se duhet te ecni me biçikletë më shumë se 10 km dhe këto sugjerohen për njerezit që kanë një përgatitje mesatare fizike. Për këtë ju vjen në ndihme Guida elektronike Fusha e Zezë, të cilën e gjeni duke klikuar këtu. Nëse ju përzgjidhni këtë destinacion duhet të pajiseni me ujë me vete dhe gjithashtu në cdo rast emergjence telefononi numrin 112 (gjithsesi ne ju sugjerojmë që përpara se të merrni vendimin se cilin tur do të përzgjidhni, pyesni stafin tonë)

– Turi i profesionistit. Variantet janë të panumërta, pasi në Alpet e Shqipërisë janë më shumë se 700 km rrugë variante që mund të përshkoni. Ne kemi përzgjedhur vetëm 2 ture dhe padyshim janë turet më magjëpse të Alpeve.

  1. a) Turi 1. Razëm-Vrith-Bzhetë-Bogë-Theth.

Distanca nga Natyral Razma Resort deri në Theth është 50 km. Niveli i vështirësisë është i lartë dhe sugjerohet vetëm nga profesionistët. Më poshtë kemi ndërtuar një super hartë, në të cilën mund të shikoni itinerarin, llojin e terrenit, lartësitë dhe shumë infomacione të tjera.

Nëse jeni në Razëm dhe do të niseni për këtë destinacion, atëherë përdor guidën elektronike, të cilën e kemi ndërtuar vetëm për këtë tur. Kliko këtu për të integruar Guidën Elektronike në Google Maps.

Distanca është 50 km. Vështirësia është e lartë. Rruga është me pamje panoramike.

  1. b) Turi 2. Razëm – Vrith – Bratosh – Rapshë Stare – Tamarë – Vermosh

Distanca nga Natyral Razma Resort deri në Vermosh është rreth 68 km një drejtim. Niveli i vështirësisë është i lartë dhe sugjerohet vetëm nga profesionistët. Me poshtë kemi ndertuar një super hartë, në të cilën mund të shikoni itinerarin, llojin e terrenit, lartësitë dhe shumë infomacione të tjera.

Nëse jeni në Razëm dhe do të niseni për këtë destinacion, atëherë përdor guidën elektronike, të cilën e kemi ndërtuar vetëm për këtë tur. Kliko këtu për të integruar Guidën Elektronike në Google Maps.

Gjithmonë rikujtojmë se në raste emergjence, telefoni shërbimin e emergjencës në numrin 112.

Shënim: Natyral Razma Resort nuk ofron biçikleta për profesionistët.

Postime të Afërt