Menu Mbylle

Hiking në Alpet e Shqipërisë në distanca të shkurtra dhe të gjata

Hiking është patjetër një përvojë mahnitëse, e cila shndërrohet në një sfidë të vërtetë. Një shprehje citon: “Malet janë karburanti i shpirtit tonë” dhe prandaj të shpenzoni kohe në male do të thote të keni vetësigurinë për t`u mbështetur tek vetja juaj, energjitë, njohuritë dhe zgjedhjet tuaja. Hiking do të thotë të përjetosh një eksperiencë të re unike dhe pa këto eksperienca diçka brenda shpirtit dhe trupin tonë është e përgjumur. Prandaj hiking nuk mund ta konsiderojmë si sport, por si një domosdoshmëri për të ruajtur balancat në jetën tonë, pasi balancat e jetës ruhen kur ne jemi në lëvizje.

Le të vijojmë tek disa keshilla dhe më pas të marrim disa informacione mbi lëvizjet në distanca të shkurtra (deri në 8 km) dhe lëvizjet në distanca të gjata (+10 km)

Disa këshilla përpara se të filloni eksporimin tuaj nëpër male:

a) Zgjidh stinën e duhur.

Duhet të keni kujdes, në mënyrë që në varësi të përgatitjes fizike apo të distancave që doni të përshkoni, të përzgjidhni edhe stinën e duhur. Zonat mbi 1000 m gjatë stinës së dimrit janë të mbuluara me dëborë dhe kjo e vështirëson lëvizjen nëpër terrene të vështira. Nga ana tjetër edhe vera është e nxehtë dhe në ditët me diell, nuk sugjerohet lëvizja në këmbë në distanca të gjata (pasi mund të dehidratoheni). Prandaj sugjerojmë që të pyesni stafin dhe recepsionin tonë përpara se të nisni eksperditën tuaj nëpër male.

b) Zgjidh veshjen e duhur.

Temperaturat në male janë të ndryshme nga temperaturat e zonës ku ti jeton. Dimri është shumë i ftohtë dhe temperaturat arrijnë deri në -18 gradë, ndersa Pranvera dhe Vjeshta janë relativisht të ftohta (temperatura të përaferta me dimrin në Tiranë). Prandaj të jeni të pajisur me rrobat e duhura është një domosdoshmëri përpara se të niseni për eksplorim. Temperaturat nuk të pengojnë që të eksplorosh, pasi ashtu siç thotë dhe shprehja “Nuk ka dimer të ftohtë, por thjeshtë nuk keni veshur rrobat e duhura”

c) Pajisuni me ujë dhe ushqime.

Turet zgjasin nga 30 minuta deri në 3-4 orë (për profesionistët edhe më shumë). Së pari duhet të keni ujë me vete dhe nëse planifikoni lëvizje të gjata +10 km, atëherë konsideroni të merrni edhe ushqime me vete.

d) Përdor guidat elektronike si udherrefyes.

Shumë turiste kanë dëshirë që të eksplorojnë destinacionet duke ecur vetëm apo me miqte e tyre. Nga ana tjetër asnjë resort nuk ka kapacitete që të ketë në staf disa tour guide. Duke u nisur nga këto dy faktorë kemi ndërtuar plot 10 guida elektronike interaktive (me foto, informacione, vijëzime dhe orientime të tjera, brenda Google Maps). Më poshtë keni linket e 10 Guidave (fillimisht manuali dhe më pas drejtoheni tek Guida):

  1. Mali i Veleçikut
  2. Shpella e Erës
  3. Shpella e Llesh Marashit
  4. Eksploro Razmën
  5. Razëm – Vrith – Dedaj – Boge – Theth
  6. Shpella e Pëllumbave
  7. Fusha e Zezë
  8. Shpella e Dhenve
  9. Razëm – Bratosh – Rapshë – Tamarë – Lëpushë – Vermosh
  10. Qafë Keqe

e) Kujdes terrenet e vështira.

Ne gjithmonë këshillojme turistët që të jenë të kujdesshëm në terrene të vështira apo me lagështi. Prandaj pasi të përzgjidhni destinacionin, pyesni stafin tonë për t`u informuar mbi nivelin e vështirësisë dhe grupmoshat e rekomanduara.

f) Nese keni incident.

Numri i emergjencës është 112. Nëse ti ndodhesh në zona ku nuk keni valë telefoni atëherë telefononi përsëri 112. Nëse nuk arrini që ta telefononi, atëherë hiqni kartën nga celulari juaj dhe telefononi emergency call (po 112). Shpresojmë që kurrë mos të keni situata emergjence, por konsiderojmë që ky është një informacion që duhet ta dini.

Cilat janë disa nga lëvizjet e shkurtra dhe lëvizjet e gjata?

Tek lëvizjet e shkurtra përshihen turi historik (Vilat e ndërtuara nga tregtarët shkodranë në kohën e mbretit Zog, përkatesisht në vitet 1925-1940), vizita tek Shpella e Pëllumbave, vizitë në Stane (Razma e Poshtme), Pylli i Lajthive, Krenashdol. Këto ture janë të thjeshta dhe koha e lëvizjes është nga 30 minuta deri në 3 orë. Distancat janë vajtje-ardhje deri në 8 km.

Lëvizjet e gjata janë të distancave +10 km vajtje-ardhje. Lëvizjet e gjata të distancave +10 km vajtje-ardhje me një terren të lehtë (disnivel maksimal 200m) janë: Fusha e Zezë, Qafë Keqe, Shpella e Erës, Shpella e Lugsit, Shpella e Dhenve. Ndërsa destinacionet si Mali i Veleçikut, Maja e Kunorës janë destinacione që kanë ngjitje-zbritje dhe janë të pjerrta.

Nëse doni të merrni informacione shumë më të detajuara për secilin destinacion, sugjerojmë që të lexoni fletë informacionin e Guidave Elektronike, të cilat i keni më poshtë:

  1. Mali i Veleçikut
  2. Shpella e Erës
  3. Shpella e Llesh Marashit
  4. Eksploro Razmën
  5. Razëm – Vrith – Dedaj – Boge – Theth
  6. Shpella e Pëllumbave
  7. Fusha e Zezë
  8. Shpella e Dhenve
  9. Razëm – Bratosh – Rapshë – Tamarë – Lëpushë – Vermosh
  10. Qafë Keqe

Postime të Afërt