Menu Mbylle

Cila është stina më e bukur në Razëm

Razma është e bukur të vizitohet në ëdo stinë, sepse edhe ajo që ofron natyra në stinë të ndryshme është e ndryshme. Ndërkohë që natyra vijon me ndryshimin e stinëve, ne ndryshojmë gjithashtu edhe menutë tona stinore. Shërbimi ynë, pishina e mbyllur, sauna, hoteli etj vijojnë çdo ditë të vitit të jenë të hapura për të gjithë ata që vizitojnë Natyral Razma Resort.

Por le të shohim se çfarë ofron natyra në Razëm sipas stinëve:

PRILL-MAJ-QERSHOR është stina e Pranverës. Pranvera fillon nga mesi i Prillit dhe vijon deri në fund qershori apo fillim Korriku. Duke patur një bimësi dhe pyje shumë të dendura, ngjyra e gjelbër mbizotëron dhe shfaqet në format më të bukura. Temperaturat mesatare maksimale në këtë periudhë janë 20-22 gradë celcius (këto janë të dhënat e vitit 2019 që kemi analizuar). Hidhi nje sy fotove që kemi realizuar në stinën e pranverës për ta kuptuar më mirë këtë stinë në Razëm:

KORRIK-GUSHT- 15 SHTATOR është stina e verës. Pavarëse se në orare të caktuara arrin temperatura maksimale deri në 30-32 grade celcius (këto janë të dhënat e vitit 2019 që kemi analizuar) vera është përgjithësisht e freskët dhe nata është më e ftohtë & temperaturat zbresin deri në 8 gradë. Gjatë verës ju mund të shikoni frutat e ndryshme të malit me një shije unike. Hidhi një sy fotove më poshtë për ta kuptuar më mirë këtë stinë:

15 SHTATOR-TETOR-NENTOR është stina e vjeshtës. Të gjithë pyjet e dendura në këtë stinë lëshojne gjethet e arta dhe shtrojnë rrugët nëpër Razëm. Eshtë një shfaqe magjike që nuk do ta gjeni në asnjë vend tjetër. Të gjitha këto rrugica presin borën që ti mbulojë. Temperaturat mesatare maksimale në këtë periudhë janë 20-22 gradë celcius (këto janë të dhënat e vitit 2019 që kemi analizuar). Hidhi një sy fotove më poshtë për ta kuptuar më mirë këtë stinë:

DHJETOR-JANAR-SHKURT-MARS është stina e dimrit. I ftohtë dhe i bardhë! Nëse je në Razëm në këtë periudhë, do të shkëputesh nga realiteti dhe do të zhytesh në botën e bukur të ëndrrave të tua. Nëse të pëlqejnë skitë, atëherë merr pajisjet e skive dhe fillo adrenalinën. Nëse jo, atëherë merr motorrin e borës dhe bëj xhiro kuturu nëpër lëndinë. Temperaturat mesatare maksimale në këtë periudhë janë 5 gradë celcius, ku Janari është muaji më i ftohtë (këto janë të dhënat e vitit 2019 qe kemi analizuar). Hidhi nje sy fotove më poshtë:

Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe çdo stinë është unike në Razëm. Asnjë ditë nuk është e ngjashme me tjetrën! Pemët & koha ndryshon, temperaturat ndryshojne, gjithçka ndryshon… Të përket ty të zgjedhësh se cila është stina më e bukur!

Postime të Afërt