Menu Mbylle

Çfarë mund të zbuloni nga Fauna, Flora & Terreni në Razëm

A e dini që Alpet e Shqipërisë kanë një pasuri magjepsëse të faunës dhe florë në Razëm? Kafshë të egra, natyra të paprekura, relievet dhe format e larmishme të vargmaleve janë të fshehura në formën e florës dhe faunës. Relievi i larmishëm i Razëm dhe klima e favorshme për zhvillim, tërheq lloje të ndryshme kafshësh dhe shpendësh. Ata e kanë shndërruar këtë zonë në habitatin e tyre. Ja çfarë mund të zbuloni nga Fauna, Flora & Terreni në Razëm.

Terreni i Razmës

Terreni i Razmës është unik, pasi shtrihet në një pllajë (shkëmbinj të tretshëm) rreth 900 m mbi nivelin e detit. Pozicionohet midis majave të Veleçikut (1724 m) dhe Kunorës (1713). Këtë formë relievi nuk e ka vetëm Razma, por edhe destinacione pranë si Fusha e Zezë apo e Troshanit. Ato shtrihen në trajtën e gropave dhe shpellave karstike. Kjo është arsyeja që në Razëm guri si element dhe shpellat janë të pranishme kudo.

Fauna në Razëm

Pyjet e bollshme, klima e përshtatshme, relievi dhe natyra malore e terrenit janë të gjithë faktorët kryesorë që ndikojne në zhvillimin e faunës së zonës së Razmës. Përsa i përket botës së kafshëve në Razëm, mund të themi që është e ngjashme me vendet mesdhetare. Kafshët e egra kryesore të zonës së Razmës janë ujku, derri i egër, dhelpra, vjedulla, lepuri, ketri etj. Ndërsa shpendët kryesorë janë shqiponja, skifteri, bufi, shepka, thëllëza, pëllumbi, mullizeza, mullibardha etj.

Flora në Razëm

Bimësia që zhvillohet, është e egër. E egër sepse vetëm kështu mund të bashkëjetojë me terrenin ku zhvillohet. Në Razëm ka bimësi që ciklin e jetës e kanë të shpejtë dhe shkurtër. Nga ana tjetër ka edhe pemë që duhen shekuj për të arritur pjekurinë. Ajo që vlen për tu theksuar është që në Razëm mund të gjeni shumë fruta të egra si drëdheza, trëndafili i egër, mollë të egra, shegë të egra, çajra dhe bimë medicinale. Më poshtë po ndajmë disa prej fotove të florës që kemi realizuar në Razëm. Por ajo që diferencon Razmën nga zonat e tjera janë pyjet shekullore të dendura të ahut dhe të pishës.

Nëse vizitoni Razmën dhe Alpet e Shqipërisë, keni shumë për të eksploruar. Terreni i larmishëm, Fauna Flora në Razëm shumë e pasur janë magnete që tërheqin turistët për të vizituar Razmën në çdo stinë. Nese doni te lexoni artikuj te tjere ne blogun tone, klikoni ketu

Postime të Afërt