Menu Mbylle

Pyetje-Përgjigje “Natyral Razma Resort”

Pyetje-Pergjigje

Pergjigjet e pyetjeve kryesore qe keni bere per Natyral Razma Resort

Çmimi për person të rritur në dhomë dyshe është 35€/nata. Në çmim përfshihet akomodimi me mëngjes. Pishina dhe sauna janë pa pagesë. Eshtë edhe mundësia me paketa, të cilat i gjeni duke klikuar këtu.

– Të rritur konsiderohen +14 vjeç. Çmimi për të rritur është 

(I rritur 1 – 35€; I rritur 2 – 35€; I rritur 3 – 20€; I rritur 4 – 20€, I rritur 5 – 20€)

 SHTRAT i shtuar në dhomë/mbi 12 vjeç – 20€
 SHTRAT i shtuar në dhomë/nën 12 vjeç – 15€
 FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit/shtrat bebe 0- 6 vjeç – 0€
 FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit deri 6-10 vjeç – 5€
 FJETJE në të njëjtin dhomë me prindërit në fjetje tradicionale deri 14 vjeç – 10€
 DHOMË 2-she/Shtretër të ndarë për 2 fëmijë deri 14vjeç (50% të dhomës së prindërve) – 35€

Çmimet tona i gjeni në Facebook, Instagram, Booking, Expedia, TripAdvisor etj. Listën e plotë të çmimeve e gjeni duke klikuar këtu

Fëmijët nuk paguajnë të njëjtin çmim si prindërit. Më poshtë keni listën e çmimeve për fëmijët:

 SHTRAT i shtuar në dhomë/mbi 12 vjeç – 20€

 SHTRAT i shtuar në dhomë/nën 12 vjeç – 15€
 FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit/shtrat bebe 0- 6 vjeç – 0€
 FJETJE në të njëjtin shtrat me prindërit deri 6-10 vjeç – 5€
 FJETJE në të njëjtin dhomë me prindërit në fjetje tradicionale deri 14 vjeç – 10€
 DHOMË 2-she/Shtretër të ndarë për 2 fëmijë deri 14 vjeç (50% të dhomës së prindërve) – 35€

Ambienti ynë është kryesisht i përshtatshëm për familjet dhe familjet dhe këto janë vizitorët kryesorë të Natyral Razma Resort.

Jo. Pishina përdoret vetëm për personat e akomoduar në hotel në oraret 10:00-22:00. 

Pishina është e hapur gjatë gjithë vitit me temperaturë konstante, në oraret 10:00-22:00.

Rruga është e asfaltuar deri tek resorti. Ju mund të vini lehtësisht me makinë të vogël. (Kujdes periudhën e dimrit, pasi një pjesë e rrugës mund të ketë ngrica dhe gjithashtu duhet të keni gomat e dimrit & zinxhirët me vete). Në vitin 2020 është bërë një rikonstruksion i segmetit nga Kopliku deri në Dedaj (Kryqëzimi midis rrugës për Razëm dhe rrugës për Theth) 

Rezervimi është politikë e resortit që duhet ndjekur. Nëse ju nuk rezervoni paraprakisht restorantin ose hotelin në numrin e telefonit:  068 60 45 457  dhe të merrni konfirmimin, atëherë ne nuk garantojmë rezervimin tuaj. 

Të gjitha paketat i kemi grupuar në një kategori dhe ato mund ti gjeni duke klikuar këtu

Natyral Razma Resort është rreth 40 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe rreth 140 km larg qytetit të Tiranës

Ne kemi paketa të plota javore. Të gjitha paketat i kemi grupuar në një kategori dhe ato mund ti gjeni duke klikuar këtu

Çdo stinë është e ndryshme dhe të përket të ta vlerësosh, por gjithashtu kemi ndërtuar një artikull për këtë temë. Lexoje këtu

Natyral Razma Resort është Pet Friendly.

23 Qershori është dita e turizmit malor dhe në Razëm festohet. Çdo të shtunë gjatë gjithë vitit organizojmë Mbrëmjen e Shtregullave (festë me zjarr, verë të nxehtë, fruta të thata & gështenja në sezonin e vjeshtës). Gjithashtu për data të caktuara si Krishtlindje, Viti i Ri, 7-8 Mars, 14 shkurt ej, bëjmë organizime me muzikë.

Zonat malore të presin që të eksplorosh dhe jo të qëndroni vetëm brenda resortit. Ne gjithmonë i rekomandojmë vizitorët që të shëtisin në pyje, ture me biçikleta, hiking, vizita në shpella etj. Artikullin më të detajuar të +50 gjërat që mund të bëni në Razëm, e lexoni këtu

Natyral Razma Resort ofron vetëm menu stinore, bazuar kryesisht në produktet Bio të stinës.

Konsiderojmë që gjithmonë çmimi duhet të krahasohet me shërbimet që merr. Çmimet e Natyral Razma Resort nisin nga 27 euro/personi (Paketa Ec).

Çmimi ynë standart është 35 euro/personi, por që në këtë çmim përfshihet: 

  • Akomodimi në hotel
  • mëngjes i bollshëm
  • pishina
  • sauna
  • biçikletat
  • pajisjet e skive 
Paketat e Stinëve (Nga e diela në të enjte). Kanë çmimin 39 euro/personi për një natë qëndrimi, ndërsa nëse qëndroni dy netë çmimi i paketës është 69 Euro/personi (çmimi ulet në 34.5 Euro/nata për person & darka e nates se dyte nuk perfshihet). Në këtë çmim përfshihet: 
  • Pija e mirëseardhjes
  • Akomodimi në hotel
  • Mëngjes i bollshëm
  • Darka 
  • Pishina 
  • Sauna
  • Biçikleta
  • Pajisje bore

Siç e shikoni më sipër, që në çmimet tona nuk është thjeshtë shërbimi i akomodimit në hotel, por janë të përfshira edhe shumë shërbime të tjera. Konsiderojmë që analizën çmim-kërkesa-shërbime që ofrohen duhet ta bëni vetë në varësi të buxhetit që keni planifikuar për udhëtimet tuaj. 

Duhet të theksojmë që jemi ndër hotelet me çmimet më transparente në të gjithë Shqipërinë dhe kjo ka qënë që prej vitit 2009 që është hapur Natyral Razma Resort. Për këtë arsye shumë turistë që vizitojnë Natyral Razma Resort, rikthehen dhe shumë herë të tjera.

Për më shumë informacion për të gjitha paketat aktive dhe ofertat më të mira, klikoni këtu

Natyral Razma Resort organizon takime pune, staff retreat, konferenca, prezantime dhe çdo gjë tjetër të kësaj natyre. Kliko këtu për të marrë një informacion të përgjithshëm ose dërgo një email në adresën: info@natyralrazmaresort.com për të marrë një ofertë të personalizuar.

  • Sistem ngrohje me kaldaja
  • Internet
  • Pamje nga fusha e resortit (disa nga dhomat)
  • Pamje nga malet
  • Ballkon/tarracë në disa dhoma
  • TV
  • Telefon i lidhur me recepsionin
  • Kanale satelitore
  • Banjo private
  • Tharese
  • Mantele tualeti
  • Pantofla
  • Dysheme me parket druri
  • Dush/vaskë
  • Sistem alarmi kundër zjarrit
  • Në të gjitha dhomat nuk pihet duhan
  • Kartë elektronike për dritat
  • Kartë “Mos më shqetëso”
  • Dush ose/dhe vaske
  • Dollap per veshjet
  • Sapun & Shampo
  • Letra & cdo aksesor tjeter ne banjo
  • Minibar (cmimet jane te afishuara ne dhome)
  • Peshqirë

Si në dhoma ashtu edhe në shumicën e ambienteve të resortit ka Wi-Fi. Shpeshherë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi mund të ketë shkëputje dhe kjo nuk vjen prej nesh, por prej ofruesit të internetit, pasi duke qënë zonë malore, në shumë zona nuk ka sinjal.

Po i listojmë aktivitetet outdoor në Razëm: 

  1. Hiking
  2. Vizita në Shpella
  3. Ture me biçikleta
  4. Shëtitje në natyrë
  5. Piknik në natyrë
  6. Shëtitje me motorr
  7. Jeep Safari
  8. Rally
  9. Climbing
  10. Trekking
  11. Ski
  12. Shëtitje me motorr bore
  13. Kamping
  14. Eksplorim i Faunës & Florës

Natyral Razma Resort ofron ture me biçikleta mali për çdo turist që akomodohet në hotel. (biçikleta jo në nivel & janë pa pagesë ekstra). Gjithashtu për stinën e dimrit ofrojmë pajisjet e skive (pa pagesë ekstra) dhe motorrin e borës (me pagesë ekstra)

Shumica e dhomave janë me pamje nga mali. Ndërsa 20% e dhomave janë me pamje nga pylli.

Ne kemi Junior Suita, si psh “E Bukra e Dheut”, të cilat i rezervoni për evente speciale. Gjithashtu ne kemi ndërtuar paketën “E Bukra e Dheut”, të cilën e gjeni duke klikuar këtu

Ne organizojmë tur ditën e dielë në mëngjes. Por tashmë ne kemi investuar dhe kemi ndërtuar 10 Guida Elektronike, të cilat japin mundësinë çdo turisti të eksplorojë zonën dhe udhërrëfyes të keni celularin tuaj. Më poshtë keni 10 Guidat: 

  1. Mali i Veleçikut
  2. Shpella e Erës
  3. Shpella e Llesh Marashit
  4. Eksploro Razmën
  5. Razëm – Vrith – Dedaj – Boge – Theth
  6. Shpella e Pëllumbave
  7. Fusha e Zezë
  8. Shpella e Dhenve
  9. Razëm – Bratosh – Rapshë – Tamarë – Lëpushë – Vermosh
  10. Qafë Keqe

Restoranti ynë është ndërthurje midis kuzhinës tradicionale, mesdhetare dhe italiane. Në barin tonë ju mund të gjeni çdo pije dhe kokteile

Për informacion të plotë mbi terrenin, faunën dhe florën kliko këtu.

Në zonën e pishinë nuk lejohen pijet alkolike dhe shërbehet me gota plastike.

Razma është zhvilluar nga tregtarët e Shkodrës në vitet 1925-1940 dhe vilat e vjetra janë ndërtuar në atë periudhë si shtëpi pushimi.

Alpet Shqiptare janë magjike dhe nuk mund të themi që një zonë është më e bukur se tjetra. Nëse bëjmë krahasimet midis zonave bregdetare, mund të gjejmë shumë ngjashmëri, por nëse krahasojmë zonat malore, nuk arrijmë dot të gjejmë ngjashmëri për shkak të formave të relievit, klimës, lartësive mbi nivelin e detit dhe shumë detaje të tjera. Por le të listojmë disa avantazhe që ka Razma dhe Natyral Razma Resort krahasuar me zonat e tjera: 

  • Razma është ndër zonat më të afërta me qytetet. Razma ndodhet vetëm 40 km larg Shkodrës dhe kohëzgjatja mesatare e udhëtimit Tiranë-Razëm është rreth 3 orë.
  • Afërsia me Aeroportin e Podgoricës, Vermoshin dhe Thethin. Nëse jeni në Razëm, ju mund të aksesoni lehtësisht gjithë zonën e Alpeve.
  • Rruga e asfaltuar dhe mund të vini me makinë të vogël.
  • Rruga gjatë dimrit nuk bllokohet kurrë dhe borëpastrueset e pastrojnë menjëhere.
  • Natyral Razma Resort ndryshe nga çdo resort në Shqipëri ofron 10 Guida Elektronike falas, për të ndihmuar turistët të eksplorojnë gjithë zonën e Alpeve. 
  • Natyral Razma Resort ka eksperiencë shumë të gjatë në fushën e turizmit malor dhe është që prej vitit 2009 në funksion të turistëve dhe është vizituar prej dhjetra mijëra turistë nga e gjithë bota. 
  • Natyral Razma Resort është një ndër resortet më transparente me çmimet në Shqipëri. Çmimet tona janë të afishuara kudo.

Postime të Afërt