Menu Mbylle

Guida Elektronike “Fusha e Zezë”

Natyral Razma Resort ka krijuar 10 Guida elektronike për të eksploruar Razmën dhe Alpet e Shqipërisë. Fillimisht do t`iu japim disa informacione rreth këtij destinacionit; më pas do t`iu japim disa informacione sesi ta përdorni Guidën Elektronike, përfshirë disa këshilla & sugjerime. Ndërsa në fund keni dhe një fletë informacioni, të cilën e gjeni të printuar tek recepsioni i Natyral Razma Resort, ku janë të përmbledhura te gjitha informacionet dhe të cilën mund ta shkarkoni dhe ta ruani në celularin tuaj.

1- Informacione rreth itinerarit

Nisja: Natyral Razma Resort – Destinacioni: “Fusha e Zezë”

  • Gjatësia: 7.9 km (1 drejtim)
  • Mënyra e lëvizjes: Makinë SUV (Fuoristrade), Biçikleta mali ose Hiking
  • Kuota më e lartë: Fusha e Zezë 1300m
  • Disniveli: 240 m
  • Niveli i vështirësisë: Mesatar
  • Grupmoshat: Të gjitha grupmoshat (femijët të jenë në mbikqyrjen e prindërve)
  • Periudhat e sugjeruara: Gjatë gjithë vitit (shmang periudhat me dëborë)

2- Si të përdorni Guidën Elektronike?

  • Kliko linkun këtu
  • Itinerari integrohet në Google Maps.
  • Pikat e markuara ngjyrë blu: Tabela elektronike me foto dhe informacione për t`iu orientuar se cilin drejtim të merrni.
  • Vija me ngjyrë blu: Rrugë e asfaltuar (ose e paasfaltuar) e cila njihet nga Google Maps si rrugë dhe ju e shndërroni celularin tuaj në Navigator (Guida Elektronike ruhet përsëri dhe sapo përfundoni rrugën, keni përsëri aksesin e hartës elektronike)
  • Vija me ngjyrë të verdhë: Rrugë shumë e ngushtë ose shtigje malore, të cilat nuk njihen si rrugë nga Google Maps dhe në këto segmente ju nuk e shndërroni celularin në Navigator. Orientimi i vetëm është GPS i celularit tuaj (vendondodhja juaj) e cila punon edhe në zonat ku nuk ka internet. Në këtë rast vendndodhja juaj duhet të jetë në itinerarin e vijëzuar. Nëse pozicioni juaj nuk ndodhet në itinerar, atëherë tregon se duhet të ktheheni mbrapa për të vijuar sipas itinerarit përkatës.

3- Këshilla & Sugjerime

  • Nuk duhet të shkarkoni ndonjë aplikacion shtesë, pasi integrohet në Google Maps.
  • Karikoni celularin.
  • Hapeni hartën në një moment kur jeni të lidhur me internet dhe klikoni tabelat, në mënyrë që informacioni të ruhet. Këtë hartë nuk e hapni dot nese nuk jeni të lidhur në internet.
  • Mos e mbyllni Google Maps gjatë kohës që jeni në lëvizje, pasi në zonat ku nuk keni akses internet, nuk e rihapni dot.
  • Në një pjesë të segmenteve të cilat janë me ngjyrë blu, mund të shndërroni celularin në navigator & itinerari ruhet përsëri edhe pasi përfundon rruga.
  • Në segmentet me ngjyrë te verdhë nuk e shndërroni dot celularin ne navigator.
  • Google Maps & çdo aplikacion tjetër nuk njohin shtigjet malore për ta shndërruar në navigator, prandaj e vetmja mënyrë orientimi është me anë të GPS.
  • Nëse në shtigje malore pozicioni juaj nuk është brenda itinerarit, atëherë kthehuni mbrapa dhe qëndroni në itinerarin e vijëzuar.
  • Pozicioni juaj në hartë ka një marzh gabimi +/- 20 m, prandaj këtë duhet ta keni parasysh.
  • Nuk sugjerohet që të vizitoni këtë destinacion në periudhat me nivele të larta të lagështisë, dëborës & kushte jo të favorshme meteorologjike.
  • Ruajeni këtë fletë si foto në celularin tuaj.

Kjo është një Guidë elektronike e përgatitur nga © Natyral Razma Resort. Materialet janë krijuar nga Natyral Razma Resort dhe kjo lejohet për përdorim vetëm nga turistët. Nëse biznese të tjera kërkojnë përdorimin e kësaj guide elektronike, atëherë duhet të marrin një leje paraprake me email ose me shkrim adresuar administratorëve të Natyral Razma Resort.

Nëse doni që të përzgjidhni një guidë tjetër, më poshtë keni 9 guidat e tjera:

  1. Mali i Veleçikut
  2. Shpella e Erës
  3. Shpella e Llesh Marashit
  4. Eksploro Razmën
  5. Razëm – Vrith – Dedaj – Boge – Theth
  6. Shpella e Pëllumbave
  7. Shpella e Dhenve
  8. Qafë Keqe
  9. Razëm – Bratosh – Rapshë – Tamarë – Lëpushë – Vermosh

Postime të Afërt